Bill e Hillary Clinton u kërkojnë donatorëve të financojnë fushatën

Bill e Hillary Clinton u kërkojnë donatorëve të financojnë fushatën

Bota July 21, 2024 - 18:31

Derisa kandidati demokrat për president Joe biden është i Izoluar pas infektimit me koronavirus, Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton po bëjnë fushatë për të garantuar mbështetjen ndaj tij.

Referuar burimeve të cituara nga mediat ndërkombëtarë thonë se ata u kanë kërkuar privatisht donatorëve që të mbajnë mbështetjen e tyre financiare për fushatën e Presidentit Joe Biden

Kjo vjen pas performancës së debatit të Biden, e cila ka shkaktuar trazira të konsiderueshme brenda Partisë Demokratike. Sipas këtyre burimeve clintons kanë deklaruar në mënyrë eksplicite se pavarësisht nga opinionet apo deklaratat e të tjerëve, Presidenti Biden mbetet kandidati i partisë nëse nuk zgjedh të tërhiqet nga gara e vitit 2024 ose delegatët nuk votojnë për një kandidat tjetër.

Që nga debati i CNN më 27 qershor, donatorët kryesorë nuk kanë kontribuar financiarisht në mes të shqetësimeve në rritje për kandidaturën e Biden.

Konventa Kombëtare e Partisë Demokratike do të nisë më 19 gusht, por Komiteti Kombëtar Demokratik pritet të mblidhet virtualisht në javën e parë të gushtit për ta nominuar Bidenin si kandidat zyrtar për t’i përmbushur afatet e zgjedhjeve

Numri i demokratëve që po shprehen publikisht se shanset e Joe Bidenit për të fituar një mandat të ri si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e nëntorit janë të pakta po rritet dhe ekziston ende mundësia që presidenti të tërhiqet.

Ka shkuar në 35 numri i ligjvënësve dhe senatorëve të demokratëve që e kanë kërkuar tërheqjen e presidentit nga gara.

Zyrtarisht, ekipi i fushatës së Bidenit të premten ka konfirmuar se ai do të qëndrojë në garë. Por, nëse tërhiqet, demokratët duhet të vendosin shpejt se kush dhe si do ta zëvendësojë.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris konsiderohet zgjedhja më logjike për t’i marrë votat e delegatëve. Ajo është e para në radhë për ta pasuar presidentin aktual. /abcnews