Snajpersiti reagoi menjëherë, neutralizon sulmuesin e Donald Trumpit [video]
Një video amatore shfaq momentin kur snajperisti i Shërbimit Sekret neutralizon sulmuesin e Donald Trumpit.
Derisa ish-presidenti amerikan ishte duke folur, dy agjentë të pozicionuar në kulmin e një objekti shtien mbi sulmuesin në Butler të Pennsylvania.
Interesting angle from the assassination attempt on President Trump.
— FUNKER530 (@FunkerActual) July 14, 2024
A sniper team on a rooftop react to the report of gunfire. pic.twitter.com/bsbV1SarL5
Megjithatë sulmuesi arriti të shkrep disa plumba ku si pasojë njëri qëlloi për vdekje një mbështetës të Trumpit, si dhe tjetri qëlloi në vesh Trumpin.
Por pasi u dëgjua e shtëna e parë, reagimi i snajperistit ishte i menjëhershëm duke iu kundërpërgjigjur.
E të shtënat e snajperistit ishin fatale për sulmuesin, i cili është bërë e ditur se është neutralizuar nga forcat e rendit.
Pasi që u dërgua për trajtim në spitalin më të afërt, Trump ka bërë të ditur se qëlluar me plumb në veshin e djathtë.
“E dita menjëherë se diçka e keqe po ndodhte pasi dëgjova zhurmën e të shtënave, dhe një prej plumbave me goditi në lëkurën e veshit”, ka shtuar Trump. /telegrafi