Shemben skelet e një ndërtese në Zvicër, vdesin tre persona

Shemben skelet e një ndërtese në Zvicër, vdesin tre persona

Bota July 12, 2024 - 16:52

Të paktën tre persona u vranë dhe tetë u lënduan këtë të premte kur skelat u shembën nga një ndërtesë 19-katëshe në ndërtim në qytetin perëndimor zviceran të Lozanës, tha policia.

Skela u shemb pak para orës 9:30 të mëngjesit, duke rënë ‘si një shtëpi prej letrash’, sipas një dëshmitari, shkruan AFP, transmeton Klankosova.tv.

E gjithë struktura e skelës në njërën anë të kullës 60 metra u rrëzua, duke bërë që punëtorët e ndërtimit të bien në tokë.

Katër nga ata që mbijetuan u lënduan rëndë. Ata dhe dy persona që u lënduan më pak u dërguan në spitalet aty pranë, tha policia.