Izraeli shpëton katër pengje në Gaza, publikohen pamjet emocionuese të takimit të një vajze me babanë

Izraeli shpëton katër pengje në Gaza, publikohen pamjet emocionuese të takimit të një vajze me babanë

Bota June 08, 2024 - 21:52

Izraeli thotë se ka shpëtuar katër pengje të gjallë nga Gaza.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, thanë autoritetet izraelite.

Pengjet, të cilët u kapën nga Hamasi në festivalin e muzikës Nova në muajin tetor, quheshin Noa Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21, Andrey Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç.

Në rrjetet sociale janë publikuar videot e Argamanit, e cila shihet duke çmallur me babanë gjatë rrugës për në spitalin Tel Hashomer.

Në një deklaratë të përbashkët, IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit), ISA (Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit) dhe policia izraelit deklaruan se “pengjet u shpëtuan nga forcat IDF, ISA dhe ‘Yamam’ nga dy vende të veçanta në zemër të Nuseirat”.

“Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transferuar në Qendrën Mjekësore ‘Sheba’ Tel-HaShomer për ekzaminime të mëtejshme mjekësore. Forcat e sigurisë do të vazhdojnë të bëjnë çdo përpjekje për të sjellë pengjet në shtëpi”, shkruan më tutje.

Shpëtimi i tre burrave dhe një gruaje është aksioni më i madh i tillë që nga fillimi i luftës me Hamasin më 7 tetor, raporton skynews, transmeton telegrafi.

Rreth 1200 njerëz u vranë në komunitetet jugore izraelite gjatë sulmit të Hamasit dhe rreth 250 njerëz u morën peng.

Më shumë se 100 pengje u liruan gjatë një armëpushimi në muajin nëntor në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

Ofensiva izraelite në Gaza ka vrarë më shumë se 36 mijë palestinezë, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.