Gjermania prezantoi në OKB rezolutën për Srebrenicën, fton shtetet anëtare ta votojnë

Gjermania prezantoi në OKB rezolutën për Srebrenicën, fton shtetet anëtare ta votojnë

Bota May 23, 2024 - 17:05

Përfaqësuesja e Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Antje Lendertse, prezantoi draft Rezolutën në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Ajo u sponsorizua nga tridhjetë vende ndërsa propozuesit zyrtar janë Gjermania dhe Ruanda.

“Iniciativa jonë duhet të nderojë viktimat dhe të ofrojë mbështetje për të mbijetuarit. Shënimi i 11 korrikut si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Srebrenicës duhet të mundësojë përkujtimin vjetor të kësaj dite në OKB dhe të përmbajë gjuhë kundër mohimit të gjenocidit”.

“Akuza të rreme për tekstin janë përhapur, ajo nuk është e drejtuar kundër askujt, veçanërisht ndaj Serbisë, një anëtare e respektuar e organizatës, por ekskluzivisht kundër autorëve të gjenocidit, në projekt-rezolutën janë përfshirë dy amendamente”.

“Mali i Zi ka kërkuar të nënvizojë se përgjegjësia është individuale dhe nuk mund t’i referohemi asnjë grupi etnik të vuajtur gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë dhe ne duam që të gjitha viktimat të njihen Gjermania në OKB”, tha përfaqësuesja gjermane.

Gjermania u ka bërë thirrje të gjitha shteteve anëtare që ta mbështesin këtë rezolutë dhe ta votojnë nëse hidhet në votim.

Mbështetje për të, deri më tash, shprehën të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Serbe.