Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij
Kryeministri i Sllovakisë është plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe është dërguar urgjentisht në një spital.
Robert Fico është në një gjendje të rrezikshme për jetën, ka thënë zyra e qeverisë së Sllovakisë.
Udhëheqësi i qeverisë sllovake nuk do të dërgohet për mjekim të mëtejmë në kryeqytetin e Bratislavës pasi fluturimi do të zgjaste “shumë kohë”.
Ai po transportohet me aeroplan privat në spitalin e Banska Bystrica, njoftoi qeveria.
Mjekët konfirmuan se i pari i qeverisë sllovake ishte i vetëdijshëm kur u dërgua në spital, raporton SkyNews.
Ai tani është dërguar në një institucion të nivelit më të lartë shëndetësor, tha ajo.
Ndryshe, Handlova është rreth 150 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava.
ë | URGENTE: Imágenes del primer ministro eslovaco Robert Fico siendo llevado a su coche tras recibir varios disparos en un intento de asesinato. El atacante ha sido detenido. pic.twitter.com/HcxSa1FJZx
— Alerta News 24 (@AlertaNews24) May 15, 2024