Shuhet zjarri në sallën ku ndodhi masakra në Moskë

Shuhet zjarri në sallën ku ndodhi masakra në Moskë

Bota March 23, 2024 - 18:51

Mediat ruse raportojnë se zjarri në Sallën e Koncerteve Crocus të Moskës është shuar të shtunën në mbrëmje, duke cituar ministrinë e situatave të jashtëzakonshme të Rusisë.

Një zjarr i madh përfshiu pjesën e brendshme dhe të jashtme të kompleksit për të cilin hetuesit kanë thënë se u ndez nga sulmuesit duke përdorur një lëng të ndezshëm, raportoi BBC.

Në dy katet e fundit të ndërtesës shtatëkatëshe kanë shpërthyer edhe dritaret. Helikopterët u sollën për të hedhur rreth 160 tonë ujë për të shuar zjarrin. /abcnews