Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Bota May 08, 2024 - 22:51

Vritet komandanti i forcave detare të Hamasit në qytetin e Gazës.

Komandanti thuhet se u vra në një sulm ajror të fundit në Rripin e Gazës, njoftuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Ahmed Ali, sipas ushtrisë, ishte i përfshirë në avancimin e sulmeve kundër Izraelit dhe trupave në Rripin e Gazës, raporton skynews.

Në javët e fundit, Ali ishte përfshirë në sulme ndaj trupave të IDF-it që vepronin në korridorin ‘Netzarim’ të Gazës qendrore.

IDF thotë gjithashtu se vitet e fundit Aliu kishte menaxhuar projekte të ndryshme për forcat detare të Hamasit.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze më 7 tetor pas sulmit terrorist të Hamasit në shtetin izraelit. Deri më tani raportohet se janë vrarë 34,262 palestinezë dhe 1,410 izraelitë. /Telegrafi