Izraeli reagon ashpër: Me Guterres, OKB-ja është antisemite

Izraeli reagon ashpër: Me Guterres, OKB-ja është antisemite

Bota March 23, 2024 - 18:27

Nën udhëheqjen e Antonio Guterres, OKB-ja është kthyer në një institucion antisemitik dhe antiizraelit që ofron mbrojtje dhe inkurajon terroristët.

Kështu tha ministri i Jashtëm i Izreaelit, Israel Katz, duke komentuar vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm në vendkalimin Rafah.

Ai ishte sot në anën egjiptiane – shtoi Katz – dhe fajësoi Izraelin për situatën humanitare në Gaza pa dënuar në asnjë mënyrë terroristët e Hamas-Isis “që plaçkitin ndihmën humanitare dhe pa dënuar UNRWA, e cila bashkëpunon me terroristët dhe pa bërë thirrje për të menjëhershëm dhe lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve izraelitë”. /abcnews