Pas zjarreve të fuqishëm ishulli i Sicilisë goditet nga breshëri me përmasa të topit të tenisit

Pas zjarreve të fuqishëm ishulli i Sicilisë goditet nga breshëri me përmasa të topit të tenisit

Bota September 24, 2023 - 23:42

Një stuhi e fortë me shi e breshër ka goditur San Biaggio Platani, në zonën Agrigento të ishullin italian tw Sicilisë.

“Kishim breshër që shkatërroi gjysmën e qytetit dhe u shkaktoi dëme të mëdha fushave të ullirit dhe plantacioneve të fëstëkut”, ka shkruar kryetari i bashkisë së qytetit, Salvo Cocini.

Madhësia e breshrit arriti në madhësi rekord, me copa akulli sa një topi tenisi. Oficerët e Mbrojtjes Civile po kontrollojnë për dëme të mundshmE.

Banorët janë këshilluar që të mos dalin nga shtëpitë, si pasojë e motit të ligë dhe stuhisë së fuqishme që goditi këtë qyteti italian.
Siç është raportuar më herët, të paktën dy persona humbën jetën nga zjarri që goditën ishullin italian – Sicilinë.

Mediat italiane raportojnë se 68-vjeçari humbi jetën gjatë evakuimit nga shtëpia në Trapeto të Palermos, derisa viktima e dytë është një 42-vjeçare në afërsi të qytetit Cefal, që humbi jetën derisa tentonte të shpëtonte kuajt nga stalla. /balkanweb