Zelensky: Do të çlirojmë tokën dhe njerëzit tanë nga skllavëria ruse

Zelensky: Do të çlirojmë tokën dhe njerëzit tanë nga skllavëria ruse

Bota April 01, 2023 - 15:28

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se do të përsëritet historia e qytetit gjerman të Nuremberg në Ukrainë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Zelensky tha se ukrainasit do të arrijnë të çlirojnë atdheun dhe gjithë popullin nga skllavëria ruse.

“Ne do të çlirojmë tokën tonë dhe të gjithë njerëzit tanë nga skllavëria ruse. Dhe do të vijë një ditë kur bota do ta kuptojë se drejtësia është rivendosur për Ukrainën. Do të ketë një Nuremberg të ri kundër rusëve”, tha Zelensky.

Më 31 mars, Zelenskyy tha se përfaqësues të pothuajse 50 vendeve kishin marrë pjesë në samitin e parë të Bucha-s.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy deklaroi gjithashtu se një gjykatë speciale për krimet ruse kundër Ukrainës duhet të krijohet përmes miratimit të një rezolute përkatëse nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. /abcnews