Aktakuza ndaj Trumpit, reagon mbesa e ish-presidentit: Më në fund pak drejtësi

Aktakuza ndaj Trumpit, reagon mbesa e ish-presidentit: Më në fund pak drejtësi

Bota April 01, 2023 - 14:23

Donald Trump pritet të dalë para gjykatës të martën për tu përballuar me akzuzat penale. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe mbesa e tij, e cila ka shprehur “lumturinë” duke theksuar se më në fund po vendoset drejtësia për viktimat e tij.

Në një mesazh në Twitter gjatë mbrëmjes së kaluar ajo tha se “më në fund do të vendoset drejtësia”.

“Le të gjejmë një minutë kohë për të festuar”, citoi ajo.

Mary ishte kritikuesja më e madhe Donald Trumpit gjatë kohës sa ai ishte në Shtëpinë e Bardhë. Në vitin 2020, ajo shkroi një libër me titull, “Too Much and Never Enough” për presidentin dhe familjen e tyre që shiti më shumë se një milion kopje.

Kujtojmë se ish-presidenti amerikan pritet të arrestohet për një pagesë prej 130 mijë dollarësh ndaj yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels në vitin 2016.

Daniels kontaktoi me mediat duke iu ofruar atyre shitjen e historisë së saj, pasi tha se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me ish presidentin në vitin 2006.

Ekipi i Trumpit pasi mori vesh për lajmin mori menjëherë masat, duke i kërkuar  avokatit të tij Michael Cohen t’i paguante yllit të filmave porno 130,000 dollarë në mënyrë që ajo të heshtte.