Indi, shembet dyshemeja e tempullit hindu, 13 të vdekur

Indi, shembet dyshemeja e tempullit hindu, 13 të vdekur

Bota March 30, 2023 - 18:30

Të paktën 13 besimtarë hindu janë vrarë pasi dyshemeja e një tempulli në Indi u shemb, tha policia.

Rreth 25 adhurues ranë në një pus të gjerë që përdorej për ceremonitë fetare, kur dyshemeja e tempullit që mbulonte atë u shemb nga pesha e tyre. Dhjetë persona u shpëtuan në mënyrë të sigurt.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Indore në shtetin e Madhya Pradesh.

“Policia gjeti njëmbëdhjetë trupa në pus dhe dy persona të tjerë u nënshtruan plagëve të tyre në spital ku ishin dërguar”, u tha gazetarëve Narottam Mishra, ministri i Brendshëm i shtetit.

Autoritetet lokale po hetojnë rrethanat e aksidentit. Një oficer policie i tha AFP se operacioni i shpëtimit ishte ende në vazhdim.

Pamjet e transmetuara nga kanalet televizive lokale treguan se shpëtimtarët vendosnin litarë dhe shkallë për të arritur tek adhuruesit e bllokuar.

Tempujt në Indi janë aktualisht me besimtarë për shkak të festës fetare të Rama Navami për nder të hyjnisë hindu Rama. /abcnews