Lavrovi do të vizitojë Turqinë javën e ardhshme

Lavrovi do të vizitojë Turqinë javën e ardhshme

Bota March 30, 2023 - 16:29

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të vizitojë Turqinë javën e ardhshme, raporton NTV.

Zyrtari i Kremlinit thuhet se do të vizitojë vendin në datat 6-7 prill, dhe temat që do të preken do të jenë, lufta në Ukrain dhe zhvillimet në Siri.

Lavrov  në muajt e fundit ka bërë udhëtime të shumta në Afrikë në një përpjekje për të treguar se Perëndimi ka dështuar të izolojë Moskën për pushtimin e Ukrainës.

Dhe këtë javë ai foli gjithashtu për shpresat e tij për të ndryshuar ato që ai i quajti “fërkime” midis Azerbajxhanit dhe Iranit.r.t /abcnews