“Vend i fatkeqësive”, historia e tërmeteve vdekjeprurëse në Turqi

“Vend i fatkeqësive”, historia e tërmeteve vdekjeprurëse në Turqi

Bota February 07, 2023 - 08:12

Turqia dhe vendet fqinje ndër vite kanë pësuar disa tërmete shkatërruese me mijëra jetë të humbura.

Mijëra njerëz kanë vdekur nga tërmeti që goditi orët e para të mëngjesit të së hënës.

Dhjetëra pasgoditje dhe një tërmet i dytë i madh janë ndier gjithashtu, raporton Sky News.

Tërmeti i së hënës ua mori jetën mbi 4 mijë njerëzve në Turqi dhe Siri, përfshirë dëme të shumta materiale.

Mirëpo, ky i fundit nuk ishte tërmeti i vetëm i fortë që ka goditur Turqinë dhe shtetet fqinje, pasi edhe shumë tërmete të tjera vdekjeprurëse janë shkaktuar ndër vite.

Këto janë disa nga tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në rajon:

Dhjetor 115 pas Krishtit – Një tërmet që u pasua nga një cunami goditi kufirin midis Turqisë dhe Sirisë në vitin 115 pas Krishtit. Rreth 260,000 njerëz vlerësohet të kenë vdekur dhe qyteti i Antiokisë u shkatërrua. Perandori romak Trajan dhe pasardhësi i tij Hadriani besohet se janë kapur nga tërmeti, sipas një tregimi nga shkrimtari Cassius Dio.

Maj 526 – Rreth 250.000 njerëz besohet se kanë vdekur në Antioki më shumë se 400 vjet pas tërmetit të vitit 115. Zona është afër një kryqëzimi kompleks të trefishtë midis kufijve të pllakave.

Dhjetor 1939 – Pothuajse 33.000 njerëz u vranë në tërmetin e Erzincanit. Tërmeti i shkurtit 2022 është më i forti që nga viti 1939 – të dy shënuan 7.8 të shkallës Rihter. Të paktën 100,000 njerëz u plagosën dhe rreth 120,000 ndërtesa u shkatërruan.

Gusht 1999 – Më shumë se 17.000 njerëz u vranë në një tërmet që goditi qytetin perëndimor të Izmit, rreth 55 milje në juglindje të Stambollit. Rreth gjysmë milioni njerëz mbetën të pastrehë pas katastrofës.

Korrik 1688 – I njohur si tërmeti Smyrna, epiqendra e tij ishte afër qytetit të tretë më të madh të Turqisë, Izmirit. Ajo la 16.000 njerëz të vdekur.

Qershor 1859 – Në Turqinë verilindore, një tërmet me magnitudë 6.1 vrau rreth 15,000 njerëz dhe shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit të Erzurumit.

Nëntor 1976 – Më shumë se 3800 njerëz vdiqën në tërmetin 7.5 ballë në provincën Van të Turqisë – afër kufirit të saj me Iranin. Pothuajse 10,000 ndërtesa u shkatërruan gjithashtu.

Nëntor 1943 – Rreth 4000 njerëz u vranë në një tërmet në qytetin Tosya në Turqinë veriore, i cili ishte 7.2 i shkallës Rihter.

Shkurt 1944 – Vetëm tre muaj më vonë, 3959 njerëz vdiqën në një tërmet 7.2 ballë. Rreth 21.000 ndërtesa u dëmtuan gjithashtu nga tërmeti në bregdetin verior të Turqisë.