Holanda do të furnizojë Ukrainën me tanke dhe armë

Holanda do të furnizojë Ukrainën me tanke dhe armë

Bota November 04, 2022 - 19:10

Holanda do të furnizojë Ukrainën me tanke dhe pajisje të tjera të rënda ushtarake me një vlerë totale prej 120 milionë euro, ka njoftuar sot Ministria Holandeze e Mbrojtjes.

Holanda bëri të ditur se do të shpenzonte 45 milionë euro për tanket T-72, pasi bashkëpunon me SHBA-në dhe Republikën Çeke për një dërgesë prej 90 tankesh çeke të modernizuara, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.

Kjo vjen pasi ShBA-ja njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë rinovimin e tankeve T-72 dhe raketave të mbrojtjes ajrore Hawk për Kievin.Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, u tha gazetarëve se SHBA-ja do të paguante për 45 tanke T-72 nga Republika Çeke, për t’u rinovuar dhe për financimin për rinovimin e disa raketave të mbrojtjes ajrore Hawk.