Tërmet i fuqishëm në Turqi, raportohet për të lënduar

Tërmet i fuqishëm në Turqi, raportohet për të lënduar

Bota November 04, 2022 - 11:16

Një tërmet me magnitudë 4.9 Rihter ka tronditur Turqinë. Mediet vendase raportojnë se ka të lënduar.

Sipas Drejtorisë të Situatave Emergjente (AFAD), lëkundjet e forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm në provincën e Izmirit, duke lënduar tre persona dhe duke dëmtuar dhjetëra ndërtesa, përfshirë edhe një xhami.

“Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 03:29 me orën lokale në rajonin Buca të provincës së Izmirit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë 14.47 kilometra”, njofton  AFAD.

Pas tërmetit janë regjistruar rreth 80 pasgoditje me magnitudë 1.0 deri 2.7 Rihter.

Tërmeti shkaktoi panik te banorët e zonës. Sipas ministrit të Brendshëm Suleiman Soylu, i cili mbërriti në vendngjarje gjatë natës, tha se tre personat u lënduan, pasi u hodhën nga një lartësi për t’u mbrojtur, dy prej tyre ndodhen spital.

Përveç kësaj, minarja e një xhamie u shemb dhe 20 ndërtesa u dëmtuan. Tërmeti është ndjerë gjithashtu në provincat Manisa, Balikesir, Denizli dhe Aydini. /abcnews