Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Fluturon suksesshëm helikopteri i NASA-s në Mars

Fluturon suksesshëm helikopteri i NASA-s në Mars

Bota April 19, 2021 - 13:44

Agjencia Amerikane e Hapësirës, e njohur si NASA, ka bërë me dije se helikopteri ka fluturuar suksesshëm në planetin Mars.

I quajtur Ingenuity, helikopteri mbërriti për më pak se një minutë, derisa NASA festoi fluturimin e parë, i kontrolluar nga një aeroplan nga një planet tjetër, njofton BBC-ja.

Konfirmimi për fluturimin erdhi përmes një sateliti në Mars, i cili transmetoi të dhënat.

Helikopteri i vogël sipas NASA-s do të bëjë edhe fluturime të tjera në këtë planet.