Parisi përfshihet nga protesta të dhunshme

Parisi përfshihet nga protesta të dhunshme

Bota December 05, 2020 - 22:59

Edhe pse Presidenti Macron premtoi rishikimin e ligjit të ri që dënon me gjobë e burg ata që filmojnë policinë, sidomos në aksionet e saj kundër protestuesve, sheshet e Parisit janë mbushur plot edhe këtë të dielë.

Protestuesit nuk kanë pyetur për masat kundër koronavirusit dhe janë vënë përballe policisë në kryeqytetin francez.

Ligji është kritikuar nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarët si dhunim i lirisë së shtypit. Presidenti Macron hodhi poshtë akuzat që qeveria e tij kishte marrë një kthesë joliberale me këte projektligj.

“Kjo kjo nuk na bën një shtet autoritar si Hungaria, Turqia”, tha presidenti francez.

Nuk ka vonuar kundërpërgjigjia e Presidentit turk Erdogan, që ka uruar që protestuesit ta heqin qafe Emmanuel Macron sa më shpejt të jetë e mundur.

Klan Plus