Infektuar: 56732
Shëruar: 49982
Vdekur: 1426
Afro 1.5 milionë të vdekur nga COVID 19 në gjithë botën

Afro 1.5 milionë të vdekur nga COVID 19 në gjithë botën

Bota November 29, 2020 - 17:44

Numri i infeksioneve me koronavirus është më shumë se 62 milionë në shkallë globale, sipas Universitetit Johns Hopkins.

SHBA-ja ka më shumë se 13 milionë të prekur me COVID-19 – më shumë se në çdo vend tjetër, pasuar nga India me më shumë se 9 milionë raste dhe Brazili me 6 milionë.

Pothuajse 1.5 milionë njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga virusi. SHBA-ja përsëri kryeson listën me më shumë se 266,000 vdekje, pasuar nga Brazili me më shumë se 172,000 vdekje dhe India me gati 137,000, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Në Shtetet e Bashkuara, presidenti i zgjedhur Joe Biden emëroi tre anëtarë të rinj në bordin e tij këshillues për COVID-19.

Bideno shtoi Jane Hopkinsin, Jill Jimin dhe David Michaelsin për të “konsoliduar punën e bordit dhe për të ndihmuar që të sigurojnë që planifikimi ynë për COVID-19 të adresojë pabarazitë në rezultatet shëndetësore dhe fuqinë punëtore”, tha ai.

Hopkins është një infermiere e specializuar në shëndetin mendor dhe shërben në grupin e punës të shtetit të Uashingtonit për COVID-19.

Jim është anëtare e komunitetit Navajo dhe drejtore ekzekutive në departamentin shëndetësor të tij. Ajo është përqendruar në parandalimin e sëmundjeve kronike dhe adresimin e kujdesit shëndetësor dhe pabarazive shëndetësore midis indianëve amerikanë – vendasve të Alaskës.

Prof. Michaels është një epidemiolog dhe profesor i shëndetit mjedisor dhe profesional në Shkollën e Shëndetit Publik të Institutit Milken, të Universitetit George Washington.

Ndërkohë, në Britani, kryeministri britanik Boris Johnson po u kërkon ligjvënësve të mbështesin kufizime të reja për të mos mbingarkuar spitalet e vendit para se të miratohet dhe shpërndahet një vaksinë për koronavirusin.

Masat e reja do të vendosnin 99% të vendit nën dy nivelet më të larta të kufizimeve kur rregullat aktuale të skadojnë të martën. Kufizimet e reja do të zgjasin rreth një muaj.

Një numër në rritje i anëtarëve të vetë partisë Konservatore të Johnsonit janë kundër kufizimeve të reja. Të shtunën, policia e Londrës shpërndau protestat kundër mbylljes dhe kundër vaksinave, duke arrestuar më shumë se 150 vetë.

Qeveria shpreson që një vaksinë, dozat e para të së cilës mund të vihen në dispozicion në spitalet britanike që nga 7 dhjetori dhe testimi masiv mund t’i japë fund nevojës për kufizime.

Britania ka pësuar shpërthimin më të keq të COVID-19 në Evropë, me më shumë se 57,000 vdekje të lidhura me virusin, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Parlamenti do të votojë të martën mbi kufizimet e reja të propozuara nga Johnsoni.

Koreja e Jugut ka qenë një nga historitë e suksesit në botë në luftën kundër koronavirusit, por një rritje e fundit e rasteve e ka detyruar vendin të ndalojë festimet e fundvitit, si dhe mësimet e këngës dhe muzikës me instrumente frymore. Koreja e Jugut po mbyll gjithashtu sauna, dhoma me avull dhe disa kafene. \ VOA