Policia franceze qëllon për vdekje autorin e sulmit në Strasburg

Policia franceze qëllon për vdekje autorin e sulmit në Strasburg

Bota dhjetor 13, 2018 - 22:04
Lexoni lajmet e fundit nga bota!

Policia franceze pas ndjekjes gati dy ditëshe ka arritur ta lokalizoj e me pas ta neutralizoj sulmuesin i cili dy ditë me parë vrau tre dhe plagosi 13 persona, transmeton Zëri.info.

LEXO EDHE: Angela Merkel: Kosova dhe Serbia drejt BE-së

Cherif Chekatt, 29-vjeç, është qëlluar për vdekjes në Strasburg gjatë një “beteje” me policinë franceze.

Ai po kërkohej për sulmin në tregun e Krishtlindjeve, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 13 tjerë, përfshirë këtu pesë që janë në gjendje shumë të rëndë.

Më shumë se 700 policë ishin përfshirë në operacionin për kapjen e të dyshuarit ,që kreu sulmin e përgjakshëm mbi civilët në Strasburg.
Operacioni policor është zhvilluar në vendin ku për herë të fundit ishte parë i dyshuari.