Angela Merkel: Kosova dhe Serbia drejt BE-së

Aktuale December 13, 2018 - 21:25
Lexo detajet!

E gjithë vëmendja ishte për kancelaren gjermane, të enjten, në hyrje të Komisionit Evropian.

Liderët e BE-së kishin për të diskutuar edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi, por Angela Merkel ishte e vetmja e cila foli për këtë temë.

Derisa Brukseli u bë gati për këtë temë, në Prishtinë pati zhvillime interesante.

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook bëri të ditur se ambasadorëve të shteteve më të fuqishme ua shpërndau një draft të asaj që ai e sheh si marrëveshje gjithpërfshirëse obliguese me Serbinë.