Çfarë po ndodhë me shëndetin e Hillary Clinton? (VIDEO)
Bota
September 11, 2016 - 20:43
Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton “Zeri.info”.
Ajo sot në ceremoninë e memorialit të sulmeve të 11 shtatorit, nuk është ndier mirë.
Në këtë video, Clinton, shihet duke hipur në makinën e saj përcjellëse me vështirësi.
Përmes kësaj videoje, shihet qartë se Clinton nuk kishte forcë të qëndronte në këmbë dhe mbahej nga pjesëtarët e sigurimit është shoqëruar deri tek vetura, shkruan zeri.info.
Vlen të theksohet se në kohët e fundit Clinton nuk qëndron mirë me shëndetin./ZERI/.