Apple po sjell një iPhone të ri të lirë

Apple po sjell një iPhone të ri të lirë

Auto&Tech January 01, 2025 - 18:10

Vitin e ardhshëm, Apple më në fund do të prezantojë iPhone SE të rifreskuar, për të cilin është folur shumë në muajt e kaluar.

Thashethemet e reja nga Koreja e Jugut pohojnë se iPhone SE i ri do të ketë një çmim fillestar prej 499 dollarë, që është 300 dollarë më pak se çmimi i modelit standard iPhone 16.

Nëse informacioni rezulton i saktë, modeli SE do të jetë një telefon shumë konkurrues dhe joshës, për ata që kërkojnë një iPhone më të përballueshëm, transmeton Telegrafi.

 

iPhone SE i mëparshëm, i cili u lansua në vitin 2022, kishte një çmim fillestar prej 429 dollarë. Modeli i ri do të kushtonte 70 dollarë më shumë, por pritet të zbatojë një sërë përmirësimesh dhe veçori të reja.

Besohet se iPhone SE i ri do të ketë një chipset A18, 8 GB RAM për të mbështetur funksionet e Apple Intelligence, një ekran OLED 6.06 inç, një kamerë kryesore 48 MP dhe një kamerë selfie 12 MP.

Kur bëhet fjalë për dizajnin, pritet të ngjajë me iPhone 14, duke përfshirë një prerje për kamerën e përparme dhe sensorët Face ID.

Thashethemet theksojnë se iPhone SE 2025 duhet të marrë hua nga modeli iPhone 16 chipset, sasinë e memories dhe kamerën kryesore dhe se përdoruesit që do të tërheqë nuk do t’i kushtojnë shumë vëmendje kornizës së gjerë rreth ekranit dhe mungesës e një kamere ultra të gjerë.