Platforma eKosova arrin një milion përdorues

Platforma eKosova arrin një milion përdorues

Auto&Tech February 03, 2025 - 13:14

Platforma digjitale eKosova ka njoftuar se ka arritur një milion përdorues e që sipas tyre është një hap i madh në transformimin digjital.

Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se kjo arritje është rezultat i punës së vazhdueshme për përmirësimin e shërbimeve, shkruan Zeri.info.

“1 milion përdorues në eKosova - një hap i madh në Transformimin Digjital.

Kjo arritje është rezultat i mbështetjes dhe besimit tuaj në një platformë moderne, të lehtë dhe efikase për të gjitha shërbimet digjitale. Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar dhe zgjeruar shërbimet tona, duke sjellë më shumë mundësi dhe inovacion për ju.

Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi!

Bashkë ndërtojmë të ardhmen digjitale!”, thuhet në njoftim. /Zëri