Bitcoini arrin 100 mijë dollarë brenda vitit, 200 mijë dollarë në vitin 2025

Bitcoini arrin 100 mijë dollarë brenda vitit, 200 mijë dollarë në vitin 2025

Auto&Tech November 29, 2024 - 13:43

Analisti Geoff Kendric thotë se kriptomonedha mund të arrijë çmimin 100 mijë dollarë përpara fundit të vitit dhe në vitin 2025 të prekën nivelin e 200 mijë dollarëve.

Standard Chartered: Bitcoini arrin 100 mijë dollarë brenda vitit, 200 mijë dollarë në 2025
Bitcoin (BTC), kriptomonedha më e madhe dhe popullore e botës, javët e fundit ka tentuar të kalojë kufiri e 100 mijë dollarëve që shihet edhe si një barrierë psikologjike për mbështetësit e saj.

Tani analistët e Standard Chartered thonë se kriptomonedha do të kalojë në figura 6-shifrore në javët e ardhshme. Parashikimet e Standard Chartered janë më pak optimiste se ato të CEO-s së MicroStrategy Michael Saylor i cili beson se kriptomonedha do të rritet me 140x në dy dekadat e ardhshme.

Analisti Geoff Kendric thotë se kriptomonedha mund të arrijë çmimin 100 mijë dollarë përpara fundit të vitit dhe në 2025 të prekën nivelin e 200 mijë dollarëve.

Megjithatë analisti i Standard Chartered thotë se Bitcoini mund të bjerë nën 88,700 dollarë në atë që shihet si një korrigjim i rritjes eksplozive që filloi me fitoren e zgjedhjeve presidenciale nga Donald Trump.

Zgjedhja e tij shihet si një sinjal mjaft pozitiv për kriptomonedhën dhe preponentët e saj presin një ambient rregullator më miqësor ndaj saj në 4 vjetët e ardhshëm.