Kurti: Vitin e kaluar e bëmë lidhjen e internetit në tërë territorin, kjo na rendit në mesin e tetë shteteve evropiane

Kurti: Vitin e kaluar e bëmë lidhjen e internetit në tërë territorin, kjo na rendit në mesin e tetë shteteve evropiane

Auto&Tech May 27, 2024 - 13:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron të nevojshme dhe jetike inteligjencën artificiale në biblioteka.

Me këtë rast, Kurti përmendi shtrirjen e internetit në tërë Kosovën.

Në ceremoninë e hapjes së Javës së Bibliotekës në Kosovë, kreu i ekzekutivit tha se Kosova renditet në mesin e tetë vendeve evropiane sa i përket shtrirjes së internetit në tërë vendin.

“Ekipi i saj dhe profesionalistët e saj do na tregojnë për veprimtarinë e shkëlqyeshme disavjeçare. Qendra është dëshmi e përkushtimit për mbrojtjen e brezave të ardhshëm, e projektit për personat me aftësi të kufizuar. Një tjetër ngjarje e rëndësishme është kujtesa për Skënderbeun me koleksionin e librave të artistes britanike Patrica”, u shpreh Kurti.

“600 mijë materiale objekte digjitale, përfshirë gazetën ‘Rilindja’, djegia dhe shkatërrimi në dorë të aksidenteve nuk ka pasur mundësi t’i mbaj këto materiale, e digjitalizimi e kalon rëndësinë që ka bërë të lehtë ruajtjen e informatave, duke siguruar që harresa të mos jetë kurrë opsion. Synimi është në arritjen e barazisë shoqërore duke ofruar qasje të barabartë për të gjithë. Vitin e kaluar e bëmë me sukses lidhjen e territorit tonë me internet dhe kjo na rendit në mesin e 8 shteteve evropiane. Qeveria e ka në prioritet barazinë dhe qasjen e hapur nëpërmjet digjitalizimit, për të mirën e çdo qytetari të Kosovës për ta ndjerë Kosovën plotësisht të saj”, tha ai, raporton EO.

Ndërkaq Blerta Ismaili, anëtare e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare, përmendi rëndësinë e të pasurit bibliotekë.

“Jemi mbledhur sot për t’i shqyrtuar mundësitë në kontekstin e sotëm shoqëror, këto janë pikatim i dijes, mendjes dhe komunitetit. Derisa ne jemi mbledhur sot në Prishtinë po mbahet kampi për inteligjencën artificiale, dëgjuam nga kryeministri se tashmë kishim një ligjëratë paraprake, epoka e sotme digjitale kërkon përshtatje edhe të bibliotekave, por pa e zbehur rëndësinë tyre. Një bibliotekë është një institucion i gjallë, dëshmi e besimit tonë në besimin e dijes dhe fjalës së shkruar”, u shpreh ajo.

Bukurie Haliti, u.d. e drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare, ka thënë se aktiviteti kryesor këtë vit ka temën e transformimit të bibliotekave në Kosovë.

“Java e Bibliotekës në Kosovë është veprimtari e mbështetur nga ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Aktiviteti kryesor që këtë vit ka në fokus temën e transformimit të bibliotekave në Kosovë. Hapat kanë rrjedhur, pasi kemi identifikuar një numër problemesh. Biblioteka Kombëtare është përgatitur të fillojë sivjet implementimin e rrjetit në Kosovë, me sistem më të avancuar, ndërtimin e katalogut modern dhe akreditimin kombëtar të arsimit përmes programit të trajnimit”, ka thënë Haliti.

Image