Sunak: Monitorimi i rreziqeve nga AI nuk duhet t’u lihet vetëm firmave të teknologjisë
Kryeministri britanik, Rishi Sunak thotë se monitorimi i rreziqeve të paraqitura nga Inteligjenca Artificiale nuk duhet t’u lihet në dorë vetëm firmave të mëdha të teknologjisë.
Sunak deklaroi për BBC-n se qeveritë duhet të ndërmarrin veprime për këto dhe jo vetëm firmat e Inteligjencë Artificiale, transmeton Telegrafi.
Ai po fliste përpara Samitit të Sigurisë së Inteligjencës Artificiale, ku është njoftuar një deklaratë globale për menaxhimin e rreziqeve të AI-s.
Diskutimet vijnë mes shqetësimeve në rritje për format shumë të avancuara të AI-s me aftësi ende të panjohura.
Deri më tani, vendet sapo kanë filluar të adresojnë rreziqet e mundshme, të cilat mund të përfshijnë shkelje të privatësisë, sulme kibernetike dhe zhvendosje të vendeve të punës. /Telegrafi