Samsung Galaxy Note20 vijnë me performancë revolucionare – rezervoni tani në Gjirafa50

Samsung Galaxy Note20 vijnë me performancë revolucionare – rezervoni tani në Gjirafa50

Auto&Tech August 06, 2020 - 12:04

Samsung lansoi dje linjën më të re të produkteve Galaxy, duke përfshirë mes tjerash celularët revolucionar Galaxy Note20 dhe Samsung Galaxy Note20 Ultra. Përfundimisht, përdoruesit do të kenë në duart e tyre celularë që do të revolucionarizojnë përgjithmonë mënyrën se si punojnë dhe luajnë. Me pamje dhe madhësi të celularit, Samsung Galaxy Note20, ka fuqinë e kompjuterit, video kamerën profesioniste me rezolucion 8K, ekran me normë rifreskimi 120Hz që e bën fantastik për video lojërat më të reja, mbi 100 video-lojëra nga Xbox, dhe stilolapsin e ri S Pen, të krijuar për të fuqizuar të gjithë profesionistët dhe krijuesit. Bëhuni të parët me Celularët revolucionar Galaxy Note20 duke i rezervuar tani në dyqanin më të madh online të teknologjisë në Kosovë, në Gjirafa50 duke klikuar KETU, dhe duke fituar dhuratw kufjet fantastike Galaxy Buds+ ose Galaxy Buds Live. 

Samsung Galaxy Note20, vjen me ekranin e gjerë 6.7” Infinity-O, dhe xhamin rezistent Corning® Gorilla® Glass Victus™, që e bën xhamin më të fortë që ka pasur ndonjëherë ndonjë smartfon. Celulari vjen me dizajnin elegant minimal, në tri ngjyra të ndryshme: e hirtë mistike, e bronztë mistike, dhe e gjelbër mistike. Kamera me rezolucionin më të lartë deri tani 8K, ju mundëson të realizoni video të jashtëzakonshme si një profesionist. Ndërkohë, nëse jeni fans i video-lojërave ju presin mbi 100 lojëra nga Xbox. Stilolapsi i ri S Pen, ju mundëson krijoni shënime dhe vizatime të shpejta, të cilat mund ti bartni me lehtësi ne laptopin apo kompjuterin tuaj. Për të gjithë ju që e rezervoni tani, do të fitoni dhuratë kufjet fantastike Galaxy Buds+. 

Ndërkohë, Samsung Galaxy Note20 Ultra, ka ekran edhe më të madh 6.9” Infinity-O, me normë rifreskimi 120Hz, që e bën fantastik për video-lojërat më të reja, ku me Xbox Game Pass Ultimate, do të keni qasje në mbi 100 lojëra të Xbox. Kamera e pasme e fuqishme prej 108MP, dhe 8K ju mundëson të bëni foto dhe video si një profesionist. Celulari ka hapësirë 256GB për ruajtjen e të dhënave tuaja, dhe vjen në tri ngjyra të ndryshme: e zezë mistike, e bronztë mistike, dhe e bardhë mistike.

Porositë për celularët e rinjë Samsung Galaxy Note 20, janë të hapura tani dhe zgjasin deri me 20 gusht, ndërsa shpërndarja fillon pas datës 21 gusht. Në mënyrë që të bëheni të parët me celularët revolucionar, porosisni tani online në Gjirafa50 duke klikuar KETU, dhe pranoni dhuratë kufjet Galaxy Buds+ ose Galaxy Buds Live. Celularwt Galaxy Note 20 dhe 20 Ultra, kanw garancion 2 vite.

Gjirafa50 është partner zyrtar për shitjen e produkteve të Samsung në Kosovë, duke ju ofruar produktet më të reja nga Samsung, të gjithë origjinale dhe me garancion nga prodhuesi. Të gjitha porositë që i bëni në Gjirafa50, vijnë me transport falas deri në shtëpinë tuaj kudo në Kosovë, ndërsa pagesën mund ta bëni edhe me këste. Për të kuptuar më shumë, vizitoni ueb-faqen www.gjirafa50.com, dhe kontaktoni agjentët e shitjes në live chat, apo përmes numrave të telefonit, +383 45 101 953  dhe +383 38 616 161. Po ashtu, mund të na vizitoni në dyqanin tonë në kilometrin e 6-të, të magjistrales Prishtinë-Ferizaj.

Ky është artikull i sponsorizuar.