Galaxy Note 10 pritet të vijë në katër versione

Galaxy Note 10 pritet të vijë në katër versione

Auto&Tech April 15, 2019 - 09:19
Lexoni më shumë detaje

Spekulimet e shumta për Galaxy Note 10 kanë vënë në dukje se Samsung ofron më shumë se një model të ri të madh këtë vit – megjithëse modelet mund të mos jenë aq rrënjësisht të ndryshme sa që mendohej më parë.

Sipas raportit të fundit të SamMobile, seria e re Galaxy Note 10 do të përbëhet nga dy versione kryesore me numrat e modelit SM-N970 dhe SM-N975.

Përtej kësaj, duket se do të ketë edhe dy versione 5G të Galaxy Note 10, SM-N971 dhe SM-N976, megjithëse është e paqartë se sa ndryshe do të jenë ato nga dy modelet kryesore.

LEXO EDHE: Gjashtë dallimet që tregojnë nëse mbushësi është origjinal apo fals

Samsung thotë se dallimi kyç do të jetë shpejtësia e të dhënave 5G në tregjet e zgjedhura.

Samsung do të organizojë një ngjarje për lansimin e Galaxy Note 10, përpara konferencës teknologjike IFA në Berlin.