Policia shqipton 449 gjoba gjatë kontrollit të kamionëve dhe autobusëve
Policia e Kosovës ka shqiptuar 449 gjoba për kundërvajtje të ndryshme gjatë kontrolleve të kamionëve dhe autobusëve, në kuadër të aktiviteteve të planit ROADPOL për muajin nëntor.
Sipas njoftimit të Policisë, kontrollet janë realizuar nga 16 deri më 22 nëntor 2026, në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve.
Gjatë kësaj periudhe, njësitë e trafikut kanë realizuar 1 mijë e 206 pika kontrolli, ku janë kontrolluar gjithsej 1 mijë e 901 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, përkatësisht kamionë dhe autobusë.
Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të planit të Rrjetit Evropian të Policive Rrugore (ROADPOL).