Apeli ua vërteton dënimet me burgim të përjetshëm Murselit e Plavës
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe Granit Plava, kurse me 30 vjet burgim Kushtrim Kokalla, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Me aktgjykimin e 21 prillit 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e Liridona Ademajt, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kolegji i Apelit në këtë rast përbëhet nga Mentor Hajra - kryetar, Xhevdet Abazi - gjyqtar referues dhe Arben Hoti - anëtar.