Haaland me shifra të çmendura te Norvegjia, i lë shumë prapa Messin dhe Ronaldon
Erling Haaland po regjistron statistika të jashtëzakonshme me kombëtaren e Norvegjisë.
Sulmuesi i Manchester Cityt ka arritur në kuotën e 68 golave në vetëm 61 paraqitje, me një mesatare prej 1.11 golash për ndeshje.
Kjo statistikë bëhet edhe më mbresëlënëse kur krahasohet me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Në 61 ndeshjet e para me Argjentinën, Messi kishte shënuar vetëm 17 gola, ndërsa Ronaldo me Portugalinë kishte realizuar 21.
Haaland ka shënuar kështu 51 gola më shumë se Messi dhe 47 më shumë se Ronaldo në të njëjtin numër ndeshjesh me kombëtaret e tyre.
Sulmuesi norvegjez vazhdon të thyejë rekorde dhe të dëshmojë se është një prej golashënuesve më të frikshëm të futbollit aktual. /Zëri