Thaçi pas dënimit prej 17 muajsh: Kjo është politikë, jo drejtësi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale, me të cilin u dënua me 17 muaj burgim për tentim të pengimit të drejtësisë.
“This is politics, not justice”. (Kjo është politikë, jo drejtësi), deklaroi Thaçi.
Ai tentoi të flasë, por nuk u lejua.
Megjithatë, zëri i tij u dëgjua duke iu drejtuar gjyqtarit që e shpalli vendimin.