Grabitja e armatosur në Gjakovë, Policia jep detaje
Pasditen e së hënës ka ndodhur një grabitje e armatosur në qytetin e Gjakovës, ku për pasojë një person është plagosur në këmbë, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor, dy persona të maskuar, njëri me armë e tjetri me çekan, kanë hyrë në një lokal dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur stoli ari.
Ndonëse në raportin ditor nuk theksohet, por ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se tashmë dy të dyshuarit janë arrestuar.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Grabitje
Gjakovë / 16.11.2026 – 16:50. Është raportuar se dy persona të panjohur dhe të maskuar, njëri me një armë zjarri dhe tjetri me një çekan, kanë hyrë në lokalin e dy viktimave meshkuj kosovarë dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur stoli ari. Njëri nga të dyshuarit ka plagosur në këmbë viktimën mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar. /Zëri