“Idiot-idiot” - Lamine Yamal shpërthen ndaj lojtarit të Anglisë, pas përjashtimit të tij nga loja

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i drejtoi fjalë të ashpra mesfushorit të Anglisë, Elliot Anderson, pasi shkaktoi përjashtimin e tij me karton të kuq gjatë përballjes me Spanjën.

Yamali ia rrëmbeu topin mbrojtësit Quansah dhe fitoi një penallti, duke e rikthyer Spanjën në lojë në një moment kur Anglia ishte në epërsi prej 3-0.

Anglia e Thomas Tuchelit po dominonte ndaj vendasve, duke shfrytëzuar epërsinë fizike për të imponuar lojën dhe për t’iu afruar një fitoreje të madhe në stadiumin Metropolitano. Por, më pas ndodhi momenti që ndryshoi gjithçka.

Yamali ia mori topin Quansahut dhe u nis me shpejtësi drejt portës së Anglisë, duke qenë thuajse i vetëm përballë portierit Trafford.

Andersoni e ndoqi nga pas, e kapi dhe e rrëzoi në tokë teksa spanjolli po i afrohej portës.

Arbitri akordoi penallti dhe e ndëshkoi Andersonin drejtpërdrejt me karton të kuq për mohim të një rasti të pastër shënimi. Kështu, Anglia u detyrua ta vazhdonte ndeshjen me dhjetë futbollistë.

Por përjashtimi nuk ishte fundi i dramës. Sapo u ngrit në këmbë, Yamali iu afrua Andersonit dhe i tha në fytyrë: “Idiot-idiot”.

Më pas i bëri me shenjë që të largohej nga fusha, në mënyrë që Spanja të ekzekutonte penalltinë dhe loja të vazhdonte.

Mikel Oyarzabal mori përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë dhe nuk gaboi, duke shënuar golin e parë për Spanjën dhe duke ngushtuar rezultatin në 1-3. Papritur, vendasit kishin sërish shpresë.

Spanja kishte hasur në vështirësi të mëdha përballë presionit të Anglisë dhe nuk po arrinte t’i ndalte sulmet e kundërshtarit.

Megjithatë, Yamali e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes brenda pak çastesh, duke ia rrëmbyer topin Quansahut dhe duke fituar penalltinë që i dha jetë sërish skuadrës së tij.