Gallapeni optimist para Izraelit: Jemi përgatitur mirë, synojmë rezultat pozitiv

Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Dion Gallapeni, ka vlerësuar atmosferën në kampin e Dardanëve dhe intensitetin e punës në stërvitje, në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme.

Gallapeni ka shprehur optimizëm para përballjes me Izraelin, duke thënë se skuadra është përgatitur mirë dhe se atmosfera në kampin e Dardanëve është mjaft pozitive.

Futbollisti kosovar ka theksuar se rëndësia e dy ndeshjeve të ardhshme ka ndikuar edhe në intensitetin e punës gjatë seancave stërvitore, ndërsa shpreson që përgatitjet të konkretizohen me rezultate pozitive.

“Normalisht atmosfera është mjaft e mirë, duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve. Lojtarët e rinj kanë sjell një energji shumë pozitive brenda grupit. Seancat stërvitore kanë shkuar shumë mirë, me intensitet dhe motivim të madh për këto ndeshje. Shpresoj të dalim me rezultat pozitiv”, ka deklaruar Gallapeni.

Kosova të shtunën përballet me Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 15:00, ndërsa më pas e pret udhëtimi drejt Dublinit për ndeshjen ndaj Irlandës.