Arrestohet zyrtari komunal në Prishtinë, me dokumente që ia falsifikoi një personi iu kaluan në pronësi tri prona
Një zyrtar komunal në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar.
Sipas dyshimeve, veprat janë kryer në periudhën 2022-2023.
Në raportin e Policisë thuhet se dyshohet që ai ka vërtetuar dokumente të dyshuara, duke ia mundësuar një personi tjetër të regjistrojë tri prona në emër të tij.
“Më 11.11.2026, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, Njësia për Hetimin e Falsifikimit të Dokumenteve, me autorizim të prokurorit, kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, zyrtar komunal i Prishtinës, me dyshimin e bazuar se i njëjti kishte vërtetuar dokumente të dyshuara, duke mundësuar që i dyshuari mashkull kosovar të regjistrojë tri prona komunale në emrin e tij”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, thuhet se është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Falsifikim i dokumentit & Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar
Prishtinë 2022-2023. Më datë 11.11.2026, DHKEK, Njësia për Hetimin e Falsifikimit të Dokumenteve, me autorizim të prokurorit, kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, zyrtar komunal i Prishtinës, me dyshimin e bazuar se i njëjti kishte vërtetuar dokumente të dyshuara, duke mundësuar që i dyshuari mashkull kosovar të regjistrojë tri prona komunale në emrin e tij. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.