Ambasada Gjermane në Kosovë shënon 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Ambasada Gjermane në Kosovë ka shënuar 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada rikujtoi se më 9 nëntor 1989, pas 28 vjetësh ndarje, Muri i Berlinit ra, ku i hapi rrugë ribashkimit të Gjermanisë më 3 tetor 1990.

Muri i Berlinit është një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë evropiane, që simbolizoi fundin e ndarjes së Gjermanisë dhe triumfin e lirisë e bashkimit.

Ambasada theksoi se kjo ngjarje pati ndikim të madh jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Evropën dhe botën.

“Rënia e Murit të Berlinit mbetet një kujtesë se shoqëritë mund të kapërcejnë përçarjet dhe të ndërtojnë perspektiva të reja për të ardhmen”, thuhet në postim. /Zëri