Konjufca dënon sulmin në Krakov: Kosova qëndron në solidaritet me Poloninë në këto momente dhimbjeje

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rëndë në Krakov të Polonisë, ku vdiqën gjashtë persona dhe 15 të tjerë u plagosën.

Përmes një reagimi në platformën X, Konjufca u ka shprehur ngushëllime homologut të tij polak, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Radosëaw Sikorski, si dhe popullit të Polonisë.

Postimi i plotë:

E dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm në Krakov. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta homologut tim, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Radosëaw Sikorski, si dhe popullit të Polonisë.

Mendimet tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Të gjithë të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë.

Republika e Kosovës qëndron në solidaritet me Poloninë në këtë moment dhimbjeje.