Ballkani – Prishtina, superderbi i sotëm i Superligës

Ballkani dhe Prishtina do të përballen sot në derbin e xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Bardhekaltrit janë i vetmi ekip që nuk kanë pësuar ende humbje në këtë sezon dhe do të mundohen ta ruajnë pamposhtmërinë edhe në Stadiumin e Qytetit në Therandë.

Me dy ndeshje më pak të luajtura, ekipi i Orges Shehit gjendet në vendin e dytë, me tri pikë më pak se liderja, Malisheva.

Pavarësisht raportimeve të fundit se futbollistët nuk janë paguar në dy muajt e fundit, kryeqytetasit duan të nxjerrin rezultat pozitiv në Suharekë.

Nga ana tjetër, ekipi Portokalli është i vendosur t’i mbajë pikët në shtëpi dhe t’ia shkaktojë humbjen e parë klubit më të madh në Kosovë.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës do të luhet sot, duke filluar nga ora 14:00.

Ndërkohë, sot do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e kësaj xhiroje, mes Dukagjinit dhe Drenicës.