Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur në Prishtinë

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, i lindur më 23 mars 1951, nga Prishtina, i cili rezulton i zhdukur që nga 6 tetori.

Sipas njoftimit, Mehmeti është larguar nga shtëpia me veturën e tij të markës Mercedes-Benz, me ngjyrë hiri dhe targa 01-521-QN.

Shoqata ka bërë thirrje që çdo person që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij ta raportojë sa më shpejt.

Informacionet mund të dërgohen në numrin 045 112 102 ose në 192 – Policia e Kosovës.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka kërkuar gjithashtu që njoftimi të shpërndahet për të ndihmuar në gjetjen e tij dhe kthimin e sigurt pranë familjes. /Zëri