Gjoba të papaguara, kosovari ndalohet në aeroportin gjerman pas mbërritjes nga Prishtina
Një 31-vjeçar nga Kosova është ndaluar nga Policia Federale e Gjermanisë në aeroportin “Munster-Osnabrück”, menjëherë pas mbërritjes së tij me një fluturim nga Prishtina.
Gjatë kontrollit kufitar, autoritetet konstatuan se ndaj tij ishin aktive dy urdhër arreste, të lëshuara për shkak të gjobave të papaguara.
Sipas Policisë Federale, gjobat ishin shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Munster për vepra penale që lidhen me vjedhje dhe detyrim.
Nëse nuk do t’i shlyente detyrimet financiare, 31-vjeçari rrezikonte të vuante 120 ditë burgim, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, ai arriti t’i paguante në vend gjobat në shumën totale prej 1.800 eurosh. Me kryerjen e pagesës, urdhër arrestet u ekzekutuan dhe ai shmangu vuajtjen e dënimit me burg.
Pas përfundimit të procedurës, autoritetet gjermane e lejuan shtetasin kosovar të vazhdonte udhëtimin dhe të hynte në Gjermani.