"Gazzetta dello Sport": A është rikthyer më në fund Zhegrova i vërtetë?

Edon Zhegrova duket se po kalon një moment të ri me Juventusin.

Pas një sezoni të vështirë, ku nuk e shënoi asnjë gol dhe nuk e regjistroi asnjë asistim, sulmuesi kosovar po jep sinjale të qarta rikthimi në formën e tij më të mirë.

Sipas "Gazzetta dello Sport", Zhegrova i ka lënë pas vështirësitë e shkaktuara nga operacioni për problemet në ijë dhe po e rikthen gradualisht nivelin që kishte treguar te Lille, përcjell Zëri.info.

Gjatë kësaj pauze ndërkombëtare, ai ka kontribuar me një gol nga penalltia dhe një asistim në katër ndeshje me Kosovën.

Në sfidën e fundit ndaj Austrisë, Zhegrova asistoi për golin e Fisnik Asllanit, duke qenë njëri nga lojtarët më të rrezikshëm të Kosovës.

Te Juventusi, kthesa kishte nisur më herët. Ai i realizoi dy gola ndaj Sassuolos, ndërsa më pas e dha asistimin për Bremerin në fitoren 2-0 ndaj Atalantës.

Një tjetër element pozitiv është vazhdimësia. Zhegrova luajti 212 minuta brenda 10 ditësh, diçka që nuk i kishte ndodhur që nga koha e tij te Lille.

"Gazzetta" vlerëson se këto paraqitje mund të jenë shenja se Zhegrova më në fund po rikthehet në nivelin që tifozët e Juventusit prisnin prej tij. /Zëri