Pas deklaratës së administratës “Trump”, BE-ja kërkon nga SHBA-ja të mos i ndalojë furnizimet me naftë në Evropë
Komisioni Evropian u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të mos kufizojnë furnizimet me naftë në Evropë, u tha gazetarëve Komisioneri Evropian për Energjinë dhe Strehimin, Dan Jorgensen.
“I kam dërguar një sinjal shumë të qartë homologut tim amerikan dhe gjithashtu publikut, se nuk është në interesin e askujt, as të SHBA-së, as nesh, që të mos kemi një rrjedhë sa më të lirë të energjisë në këto kohë të vështira”, tha ai kur u pyet për një ndalim të mundshëm të eksportit të naftës nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha më parë se po e shqyrtonte shumë seriozisht vendosjen e një ndalimi për eksportin e karburantit dizel për shkak të rritjes së çmimeve në vend. /abcnews