Nesër ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në dy rrugë të Ferizajt
KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar konsumatorët e rrugëve “Xhafer Deva” dhe “Besim Qarri” se më 29 shtator 2026, nga ora 09:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, ndërprerja vjen si pasojë e vazhdimit të punimeve në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
Punime për ndërrimin e ujëmatësve do të zhvillohen gjatë ditës edhe në fshatin Sazli.
KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për konsumatorët e rrugëve “Xhafer Deva” dhe “Besim Qarri” pritet të rikthehet nga ora 16:00.
Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim gjatë realizimit të punimeve.