Një person pëson lëndime trupore në Lakrishte të Prishtinës

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Prishtinë, konkretisht te "Ura e Lakrishtës".

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytetin.

Pllana tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Derisa, ai nuk dha detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarit.

Si pasojë e këtij aksidenti mbi këtë urë ishte krijuar kolonë.