Prangosen dy burra dhe dy gra në Dragash, dyshohen për keqpërdorim seksual ndaj viktimës
Dy burra dhe dy gra janë arrestuar në Dragash, nën dyshimin se janë përfshirë në një rast të dhunimit dhe materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti dyshohet se ka ndodhur më 10 shtator të këtij viti në Dragash, dhe në polici është iniciuar si " Dhunim me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual", raporton Zeri.info.
"Dragash / 10.09.2026 – NN. Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj dhe dy femra, pasi dyshohet se janë përfshirë në raste. Me vendim të prokurorit viktima e rastit është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri