Donjeta Sadiku siguron medaljen evropiane, në gjysmëfinale përballet me serben që e mposhti në Lojërat Mesdhetare

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka siguruar medalje në Kampionatin Evropian të Boksit.

Sadiku në çerekfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë e mposhti bindshëm holandezen Maud van der Toorn me rezultat 5:0, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, boksierja kosovare do të përballet me garuesen e Serbisë, rusen Kristina Kuluhova.

Sadiku e kishte mposhtur Kuluhovën edhe në finalen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë.