Edi Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH-it, pas shkarkimit të Vlora Hysenit
Kryeministri Edi Rama ka firmosur urdhrin për delegimin e përkohshëm të kompetencave administrative të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit te drejtori i Departamentit Operativ, Elvis Lila, pas shkarkimit të Vlora Hysenit ditën e djeshme.
Sipas urdhrit, të siguruar nga Top Channel, delegimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri në emërimin e drejtorit të ri të SHISH-it.
Vendimi është marrë në zbatim të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi për administratën dhe Shërbimin Informativ të Shtetit. Ky urdhër ka hyrë në fuqi dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.